>
LETERSISHQIP

Ksi Grueje…

Nji grueje nuk kish guxue kush
me i shkru i pari.
Nji burrë i huej
nuk mundet..
Asht copë e madhe grueja e miletit,
t ‘mbetë n’fyt
t ‘merr frymën.
Hall me e dashtë hall me e lán pa dashtë.
Kjo lloj grueje
n’nadje mbetë pa shkru me askënd
e n’mbramje ajo len gjithkënd veç vedit.
Nji ksi grueje
asnji burre nuk trimnohet
me e dvetë,
me i folë ai i pari.
Burrnia kot mshefet n’pantolla t ‘gjana,
n’kmisha t ‘kopsituna ku jakat t’puthituna
mundohen me msheh
mollën e mëkatit.
Nji burrë e len ket grue
me qenë “trime”
me lypë ajo dashni e para e nesër,
nesër me i thanë
e nise ti e para zemra jeme!
Ti je e ndalueme për mue
je hise e huj.
Ani pse luftnat herë e për herë
kanë emën femne,
burrat jane vra përherë për hisen e tjetrit.
Me marrè jane shue qytetnimet
pa falë, pa marrë.
Asht haram me marrë gjan e huj thuhet
prap’ çdo burrni ka ra përdhe
nën kamt e saj
lind e shembet çdo gja prej nji ksi gruje
Tuten, frigen,
ata që u ban të vdekshëm për të
e sot bajne moral rrejshëm
Nën rrogoz mshefun
dëshirim për kurmin e saj
afsh, sy që digjen..
At’ që sot përfolet e gjuhet me gurë,
herezinë që then kanune e kode unazash.
jo çdo burre e meriton.
Jo gjithkush e meriton nji amazonë.
Fundi nis tuj fillue..
Paj,
nji grue pret me le burra..
n’ket nadje…