Nikollë Loka
Një Flutur E Kaltër
Një flutur e kaltër
vjen e të pushon mbi vetull,
pa çelës e pa trokitje
ta hap derën e shpirtit,
e t’i mat
thellësitë e ndjenjave
me agimet pezull,
kur nata
takohet me ditën.
Dhe ti hënë e re,
me orbitën
që sa vjen e afrohet,
digjesh
në flakën e padukshme
të një bote që zgjohet.
Veç pak nga fryma jote
e mbetur brenda meje,
mjafton
për një botë tjetër,
pa hënën
dhe diellin e vjetër.
vjen e të pushon mbi vetull,
pa çelës e pa trokitje
ta hap derën e shpirtit,
e t’i mat
thellësitë e ndjenjave
me agimet pezull,
kur nata
takohet me ditën.
Dhe ti hënë e re,
me orbitën
që sa vjen e afrohet,
digjesh
në flakën e padukshme
të një bote që zgjohet.
Veç pak nga fryma jote
e mbetur brenda meje,
mjafton
për një botë tjetër,
pa hënën
dhe diellin e vjetër.
Komente 0