>
LETERSISHQIP
Qëndresa Prapashtica

E Njejta

Nganjiherë, në hapёsirёn e krahёrorit
mbushet nji kupë
me shije dredhëze të shkrirë.
E shkrirë kryesisht nga ëmbëlsia e momentit
kur ti je e ulur
në karrigen pa krahë
dhe ankohesh për dinamikën e çuditshme
të njerëzve që i takon në punë.
Ankohesh, edhepse je
e gatshme për nji luftë të shenjtë
me veten
dhe ikë, larg turmës dhe larg meje, nganjiherë.
Kur ikë, mbetem me shijen e së panjohurës
besoj ende që nuk i takoj turmës, por nuk të takoj as ty.
Unë nuk i takoj asgjëje, veç vullnetit që nuk e shes
as nuk e blejë, veç mundohem ta liroj
në doza të vogla në çantën e kujtimeve tua.
Nganjiherë nga zemra ime zbrazet nji kupë
dhe mbetet nji zbrazëtirë që pret
ardhjen e nji bote tjetër
reale,
ku ajo që ndjenë, bёn e thua
janё e njejta gjё.