>
LETERSISHQIP
Qëndresa Prapashtica

Kush Të Tha Të Vish...

Formalisht i paftuar,
në thelb krejt kërkimet sytë në ty i kanë
jashtë zonës se qeshjeve
për të larë gojën
e brenda çdo cikli frymor -
veç ty të pret dera e drunit e k’tij oborri…

Hajde në daq në mesnatë
ose në orët e mëngjesit që i kemi para vetes
pak i hershëm, e pak i vonë
qysh të t’pëlqejë,
se e jotja është kjo pritje imja!

Tek, me largimin tënd çiftet humbin rrugën
edhe mua më gjen duke zbritur shkallëve të kushteve të çfarëdoshme…
i zbrazët pragu,
e zhveshur pritja,
veç dera çelë edhe unë
a veç unë, edhe dera çelë…

A erdhe?
e kush të tha të vish?
mosardhja jote na ka lidh shtrëngu’shëm -
kur të vish do të bëhemi copa kujtimesh,
mos hajde,
se për thelb, krejt kërkimet sytë në ty i kanë…