Qëndresa Prapashtica
Ora E Kangës Së Mirë
“S’paske pasë një pikë mëshirë”
në mot të thatë të vishë, me këtë këmishë
të mbuluar me ankth pandemie
i veshur si njeri që s’është - as në jetë e as i vdekur,
“S’paske pasë një pikë mëshirë,
me m’lanë n’nji kohë ma t’mirë”,
se bash atëherë kur krejt humbasim
të paktë flasin,
së në çka po mbahet fryma jonë
në grip a në shpresë.
“folë me gojë, o syn’o i zi,
mos ki frikë së bon mëkat”
mes nesh qëndrojnë veç era dhe fjalët tona,
të tuat të parat
sepse ne të tjerët presim në rend trenin e një jete
që vjen pas fjalëve të ëmbla.
“s’pres prej teje farë të mirë, veç me folë o'njiherë me gojë”
mes nesh ka heshtje të shtypuna në xhepa të zbrazëta,
s’është punë gripi
të shkosh tutje në një rrugë të hapur
veç zëri i kangës flet bukur në radion
e kësaj veture që po zenë orë të vonë
në qytetin e shpresës së fjetur.
…”s’shkohet jeta me inat”…