Qëndresa Prapashtica
Pranverë Në Shpirtin Tim
Sa çelëm mbi tokë,
të lënduar nga botë të kaluara
me një himn shprese u ngritëm:
kësaj rradhe do të jemi më të mirë.
sa çelëm, u ngritëm
e bukur si lule e kaltër nën diell
irisi i një perandorie të rënë
simboli i Ilirisë
një shenjë për t'a përkujtuar veten
kur u ngritëm, pamë
që edhe kësaj rradhe bota ish'
mpleksje vullkanesh të pabindura
dhe detrash që tubojnë lotët e njerëzve të drejtë.
kur pamë, kuptuam
që kemi çelë në një vend
nën diellin zbukurues t'a takojmë mashtrimin tonë
që jemi & s'jemi njëherësh
më pak se çka i kemi thënë vetes
& më shumë se çka na thotë çdo ditë universi (që s'e dëgjojmë)...
kur kuptojmë, ngjitemi
në botën syçelë
përherë me pranverë në shpirt
përherë të gatshëm për t'ia nisë prej fillimit
sepse ky udhëtim ia vlenë mëngjeset -
kafet me miq,
njohjen e dashurisë
& lojën e përditshme të "vdis a jeto"...
ku "jeto" fiton çdo ditë përpos njërës...