Rainer Maria Rilke
Kuvendi I Jozueut
Si lumi që shkallmon digën e ngritur,
Kur vjen plot ujë, dallgë e tërbim,
Kështu shkallmoi Jozueu i ndritur
Dhe më të lashtin fis me mjaft guxim.
Dhe kish që qanin, por edhe që qeshnin,
Ua rrihte gjoksin zemra me tokmak.
Kur një buçimë si shpërthim rrebeshi
Gjëmoi me një gojë fort që larg.
Dhe mijëra u shtangën nga çudia
Siç kishin shtangur dhe në Jeriko.
Tamburë e brirë binin, batërdia
Rrëzonte mure e çati kudo.
Ia krisën vrapit nën kular të tmerrit,
Pa mbrojtje, të dërrmuar nëpër mal.
S´mendonin se ky plak me sy skifteri
Në Gibeon t´i thoshte diellit: Ndal!
Dhe Zoti shkoi ta mbante, mos vidhisej
Nga kreshtat diellin që pikonte gjak,
Që egërsisht me njëri-tjetrin fiset,
Të ndaheshin, sa donte një ky plak.
Dhe ky ishte një plak me zhubra e thinja,
Që ata s´e kishin vënë në peshim.
Më me se njëqind vite përmbi shpinë.
Ai u ngrit, u erdhi në fushim.
U erdhi si vjen breshëri në arë:
"Në ç´Zot besoni ju unë s´e di.
Mjaft zotër keni ju si dhe më parë,
Nga ta të zgjidhni mundni dhe tani!"
Pastaj u tha me mburrje: Veç një Zoti
Me fisin tim shërbim i bëj gjithnjë.
Ata iu lutën gjatë kot së koti:
"Na ndih në zgjedhjuen e vështirë ne!"
Edhe e panë të ngjitej pa fjalë
Për në qytezën lart, atje në mal,
Pastaj s´e panë as një herë më.
Kur vjen plot ujë, dallgë e tërbim,
Kështu shkallmoi Jozueu i ndritur
Dhe më të lashtin fis me mjaft guxim.
Dhe kish që qanin, por edhe që qeshnin,
Ua rrihte gjoksin zemra me tokmak.
Kur një buçimë si shpërthim rrebeshi
Gjëmoi me një gojë fort që larg.
Dhe mijëra u shtangën nga çudia
Siç kishin shtangur dhe në Jeriko.
Tamburë e brirë binin, batërdia
Rrëzonte mure e çati kudo.
Ia krisën vrapit nën kular të tmerrit,
Pa mbrojtje, të dërrmuar nëpër mal.
S´mendonin se ky plak me sy skifteri
Në Gibeon t´i thoshte diellit: Ndal!
Dhe Zoti shkoi ta mbante, mos vidhisej
Nga kreshtat diellin që pikonte gjak,
Që egërsisht me njëri-tjetrin fiset,
Të ndaheshin, sa donte një ky plak.
Dhe ky ishte një plak me zhubra e thinja,
Që ata s´e kishin vënë në peshim.
Më me se njëqind vite përmbi shpinë.
Ai u ngrit, u erdhi në fushim.
U erdhi si vjen breshëri në arë:
"Në ç´Zot besoni ju unë s´e di.
Mjaft zotër keni ju si dhe më parë,
Nga ta të zgjidhni mundni dhe tani!"
Pastaj u tha me mburrje: Veç një Zoti
Me fisin tim shërbim i bëj gjithnjë.
Ata iu lutën gjatë kot së koti:
"Na ndih në zgjedhjuen e vështirë ne!"
Edhe e panë të ngjitej pa fjalë
Për në qytezën lart, atje në mal,
Pastaj s´e panë as një herë më.
Komente 0