>
LETERSISHQIP
Romario Xhaferri

Në Atë Kafene Të Lodhur

Gjithçka lëvizte në atë kafene të lodhur,
Vetëm unë qëndroja i ngrirë në mendime,
Më shfaqesh imazh, o iluzion aq shumë i njohur,
Më prek i ftohur, më puth, oh fllad i ëmbël hije.

Gjithçka lëvizte në atë kafene të lodhur,
E hiri i cigareve pellgje krijonte n’tavolinën,
Time, ku vinte mbështetej dora jot’e ftohur,
Më guduliste ndienjat e më ledhatonte kokën.

Gjithcka lëviste në atë kafene të lodhur,
E fryma ime n’pellgun e hirtë shfaqte imazhe,
Herë vinte, herë ikte ai makth, oh fllad i ftohur,
Më prisje, m’ftoje t’guxoja të ëmblën vetëvrasje.

Gjithcka lëviste në atë kafene të lodhur,
Vetëm unë qëndroja i ngrirë në mendime,
Ishe ti o djall, pellg i hirtë, oh ndienjë e ftohur,
Që herë m’prisje e qeshur e herë e trisht m’largoje.