Romario Xhaferri
Më Jep!
Botë, më jep një emër, se emrin ma more,
Ashtu natyrshëm, pa t’keq, qëkurse më njohe,
Më jep dhe një fjalë, se gojën ma mbylle,
Kur n’trurin tim t’shkretë s’të lashë të hyje.
Botë, më jep një shpirt, se shpirtin ma gropose,
N’përjetësinë e ferrtë që enkas ma ndërtove,
Më jep dhe një zemër, se zemrën ma marrose,
Në acarin e errët t’humnerës që m’harrove.

Komente 0