>
LETERSISHQIP
Romario Xhaferri

Prandaj Te Dua

Se më dhimbte kur ti qaje,
Se më ngjallje kur më falje,
Prandaj të dua.

Se me lotët më pushtoje,
Se me t’qeshura m’plotësoje,
Prandaj të dua.

Se më vrisje pa më sharë,
Se më flisje pa më vrarë,
Prandaj të dua.

Se më gëzoje kur më doje,
Se me qetësi më pranoje,
Prandaj të dua.

Se më çmëndje me të qeshur,
Se më ikje duke ndenjur,
Prandaj të dua.