>
LETERSISHQIP
Romario Xhaferri

Ligji I Jetes

Nga kthetrat e vuajtjes, largohu,
E nga fjalët e gënjeshtrës, mbrohu,
Atje n’fund të zemrës, strehou,
Nga lutjet e ëndrrave, zgjohu.

Se kur ti të ndihesh keq,
E jetës dot mos ti bësh ballë,
Askush të keqen s’ta heq,
Apo ndryshe mendon vallë?

Në kujtimin më të lumtur, mbahu,
E kur fjalët të të mbarojnë, mendohu,
Drejt lirisë aq shumë të lakmuar, zgjatu,
E luftës së egër me vepra, shmangiu.

Se të parët që në luftë bien janë ushtarët,
E midis tyre bëj që t’mos jesh edhe ti,
Vetëm me urtësi ndahet i gjalli nga t’vrarët,
Mos e lër veten tënde që të përfundoj n’hi.

Kur jeta të qesh, buzëqeshi,
E kur jeta do të largohet, bëje të presi,
E kur t’mund të mbash zjarr në duar,
Nën shiun me ujë të bekuar,
Vetëm atëherë ke shpëtuar.

E kur t’ia dalësh, mos u gëzo,
Dhe në gëzimin e fitores, mendo,
Ashtu nën vuajtje, vazhdo jeto,
E ç’bëre për t’fituar, mos harro…