Rozafa Shpuza
Muzg Nandori
Nën skalpin e qytetit
përqafen dashnitë e pamujtuna.
Dashni të bruzta,
si tis statujash buzë-thyeme
prej lamtumirash t'ithta.
Tuk-tuk
shkallmojnë mallin hapat në ikje,
teksa ngrehin rrëshqanë vjeshtën endacake.
Tuk-tuk
pllaquriten puthjet virtuale,
që rreken me krehë floknajën e ngrehinave
me qerpikë të grilta.
Pusetat kapërdijnë shkulme udhëkryqesh,
që teshtijnë prej epshit fatal...
Veç grizhlat besojnë se,
dashnitë e pamujtuna
kanë epilogë përrallash.
përqafen dashnitë e pamujtuna.
Dashni të bruzta,
si tis statujash buzë-thyeme
prej lamtumirash t'ithta.
Tuk-tuk
shkallmojnë mallin hapat në ikje,
teksa ngrehin rrëshqanë vjeshtën endacake.
Tuk-tuk
pllaquriten puthjet virtuale,
që rreken me krehë floknajën e ngrehinave
me qerpikë të grilta.
Pusetat kapërdijnë shkulme udhëkryqesh,
që teshtijnë prej epshit fatal...
Veç grizhlat besojnë se,
dashnitë e pamujtuna
kanë epilogë përrallash.