>
LETERSISHQIP

Panair Lamtumirash

Kur mirazhet e gushtit
tutlohen në mrizet e plazheve
të shkretueme,
e qejt endacakë u lehin yjeve
të voshkun,
panairi i lamtumirave
stivon tendat e përmallueme,
si përqafime siluetash të stërpikuna
prej blicesh të përhana.

Shirat e vjeshtës
prore po rreken me shue
afshin e puthjeve tinzare,
e adresat e mbetuna
ndër paketa të shueme cigaresh...

...refren i stërlashtë
ku përtejmendsh,
fillestarëve u duket vedi
protagonistë premierash.