>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Gëzuar Festat!

Tash që festat po afrohen,
T'a harrojmë çdo brengë e hall,
T'i bëjmë zemrat të gëzohen,
Të shpresojmë për vit të mbarë!

Gëzoni miq, vëllezër e motra,
Ju të gjithë, ngado që jeni,
Gjithandej ku, shqip flet votra,
Gaz e shpresë, uroj të keni!

Edhe ju, miq të nderuar,
Qe u mbërtheu jeta skamnore,
E lus Zotin e madhëruar,
Shumë urata t‟ ju falë prore!

Me fat Festa e Krishtlindjes,
Shumë shëndet e begati!
Gjithandej, ju bij të shqipes,
Shumë me fat Vitin e Ri!