>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Burimi

Janë bërë bashkë çuna e goca
Te ujë si loti që kush s’e ka
Lajnë gushë e faqe të bardha si rosat
Ndryshe rrah zemra njëherë për t’i pa’

Një fllad i lehtë seç zbret prej malesh
I përkëdhelë ëmbëlsisht porsi mjaltë
Mbi gushë shamiat përplot me lule
Dridhen butësisht si në det valët

Mandej shpërthen kënga n’ kupë t 'qiellit
Plot lule zogje ndalën t’u i pa’
Gjëmojnë shtatë kodra gjer prapa diellit
Gaz e hare sa më nuk ka

E kur të mblidhen në log t 'dashurisë
Hidhen në grupe e nisin valle
Nuk i mbetet ndonjë vend mërzisë
Çuna Petritë gocat Sorkadhe

Se te burimi flitet në shqipe
Në atë gjuhë të bukur të perëndisë
Të bëjnë t’flutrosh me netë e ditë
Për t’u lidhë në atë valle të Arbërisë