>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Si Puhizë

Si puhizë ne fllad te verës,
po e gëzojnë pragun e derës,
po vijnë të rijtë nga diaspora,
me buzë ngazë i pret Kosova!

Një kreshnik nga dukagjini,
gocës n 'zemër se q 'na i hyni,
çupa jonë është nga Vlora,
e do çunin nga Kosova!

Gjithë ku shqipet kanë foletë,
kërcet vallja me gërnetë,
ndërrojnë unazat djem e qika,
e për dasmë ndahet dita!

Kurse tjetra në Gjilan,
ka lidhë besë, me një Shkodran,
nga Ulqini vijnë urime,
farefisi i banë me gëzime!