>
LETERSISHQIP

Fundvit

Jashtë bën ftohtë,
Ç'të bëj?, - unë them me veten,
Në stacion të pres a të kthehem,
Trafiku urban thua ka ndaluar me kohën,
pasionin, ëndrrat s'm’i ndalon dot..

Bora si një ciklon sillet e mbështillet rreth trupit,
makina me xhama të zinj parakalojnë,
Autobusi fill pas tyre vjen,
Ulem pranë dritares në perde bryme,
Si udhëtare me peshë të tepërt,
Them jeta symbol, të bardhën e të zezën ka.

Shikoj nga dritarja,
Sa i zbrazet me duket ky qytet,
i zbardhuar e i stolisur,
Supet më rëndohen akoma më shumë,
shoh njerëz të ngrirë duarsh,
Faqe mavijosur,
të pafajshëm ikin e braktisin.

Ndizet pullë e kuqe, sinjalizon zbritjen,
E mërzitur zbres ngadalë,
hap sytë,
bardhësi dimri reflekton,
Në dorë mbaj aparatin,
Shkrep, trak-trak,
klik…
Një foto për fundvit…
Lutem, e keqja të shkrihet në borë…