>
LETERSISHQIP
Saranda Shala

Jam E Vetme

Jam e vetme e pashpresë,
E përvëluar, e djegur në pritje..
Ty s’ të kam,
akull në shpirt..
digjem e shkrihem!

Vetja më ngjan
me borën që po bie
ngadale..ngadale…
rrugëve të zbardhuara…
Ecje dëshpëruese pa.fund

Lotët më shoqërojnë,
një nga një pikojnë,
djegin mollëzat e faqeve,
ngjajnë me fjalë të kripura,
vaditur nga fjala jote.

Digju, malli im,
bashkë me këtë acar,
ma ngushëllo pak zemrën time.
Ma rikthe buzëqeshjen,
ngrirë nga dimri i mungesës.
Zbardhe lumturinë time,
hidhi pelerinën e ngrohtë të dashurisë,
e bora le të bjerë,
fjala jote e bën aë pranverë…

Le të bjerë kjo dëborë,
flokë puthjesh
ngadalë – ngadalë,
Malli e tret.
dhe unë rrëkezë
e pi me ngrohtësinë e valë…