Saranda Shala
Pres
Pres
në mes trishtimit e ëndrrës,
hedh sytë në dritare,
seç zihet diçka brenda vetes,
derisa shikoj këtë rrebesh me shi
e zemra ime si kjo vetëtimë,
godet për ty.
Hedh një hap pas…,
afrohem pranë zjarrit,
kam ethe,
sa ndjej ftohtë,
as ky çaj i malit nuk më ngroh.
Nga temperatura digjem zjarr
e tëra,
kur ty nuk të shoh…,
pastaj…,
shtrihem të bëj një sy gjumë.
Sa pranë të kam, kur je kaq larg
e kujtimet ikin në harresë,
në shpirtin tim do të vërtitesh…
Eja në ëndërr sonte,
sa mall kam,
të pres..
në mes trishtimit e ëndrrës,
hedh sytë në dritare,
seç zihet diçka brenda vetes,
derisa shikoj këtë rrebesh me shi
e zemra ime si kjo vetëtimë,
godet për ty.
Hedh një hap pas…,
afrohem pranë zjarrit,
kam ethe,
sa ndjej ftohtë,
as ky çaj i malit nuk më ngroh.
Nga temperatura digjem zjarr
e tëra,
kur ty nuk të shoh…,
pastaj…,
shtrihem të bëj një sy gjumë.
Sa pranë të kam, kur je kaq larg
e kujtimet ikin në harresë,
në shpirtin tim do të vërtitesh…
Eja në ëndërr sonte,
sa mall kam,
të pres..