>
LETERSISHQIP
Shaban Cakolli

Lejdi

Flasin e flasin
shumezera po shtohen
po thone:Ti po martohesh!
Ne mua nuk ka qetesi
e di, nuk eshte lehte as per ty
kater rrota kohesh, do shkelin mbi ty.
Megjithate, ti do te ikesh
e une do te mbetem korb i zi.
Mbi nje dru te thate
do ta beje ate nate
kur ti do te shtrihesh
me tjetrin ne shtrat
por prap s'mundet zemra
me te largua
se te kam thene:te dua,
ne zemren tende
le ndonje grime per mua
ndoshta nje dite do te hy
Lejdi, Lejdi, une tash jam pa ty!