>
LETERSISHQIP
Shaqir Nina

Shpirtin Ma Trazove

Shpirtin ma trazove kete dite me shi,
As nuk e kuptova nga me mbive ti,
Hyre nga dritarja apo nga oxhaku,
Zemra forte me rahu, malli me perflaku.

Kishim kohe te dy large te degdisur,
na keputen ne mes dashurine e nisur,
Na coptuan zemrat, intriga sajuan,
Dashurine tone sec na e mallkuan.

Dhe tani me del perpara si dikur ne kohe,
Une e di shume mire se akoma me do,
Po edhe une o zemer te dua kaq shume,
Sa nete me radhe nuk kam fjetur gjume.

Por sa po kuptoj eshte vetem nje vegim,
Qe sot ma trazoi keqas shpirtin tim,
Dhe ashtu mbeshtetur mbi parvaz po rri,
Shikoj tek largohesh e tretesh nen shi...