>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

I Thashë Atë Që Në Zemër Ndjej

Sa herë kaloja nga dritarja e saj,
Këmbët çuditërisht më linin fare.
Kur më shikonte dhe ajo pastaj,
Në zemrën time ndizeshin zjarre.

Nga dritarja e ndjeja vështrimin,
Mbrapa perdes i shkëlqenin sytë.
Me bisht të syrit ja vidhja shikimin,
E këtë e bëja ditë për ditë.

Deri sa një ditë m‘u zbulua sekreti,
Kur krejt papritur dritaren e hapi.
Aty zemra ime e shtangur mbeti,
Nga bukuria që syri im kapi.

I thash s’dua të të kem vetëm mike,
E ftova të takoheshim pak më tej.
Nën tingujt e një kënge romantike,
Ja thashë atë që në zemër ndjej.