>
LETERSISHQIP

Milionerët

Që në mëngjes herët, sapo kishte gdhirë,
Te lokali pranë, mbledhur njerëz plot.
Dimri ish i egër, çdo gjë kishte ngrirë,
I thash vetes sime:- Nuk janë mbledhur kot.

Hyj ashtu në heshtje, pa rënë në sy,
Dhe dëgjoj në kor njerëzit që bërtisnin.
“Ç’është' kështu thashë, ç'far ka bërë vaki?!”
Nga zërat e tyre xhamat po kërcisnin.

Flisnin si në kor, fl isnin kuturu,
Dhe i binin gjoksit, si t'ishin milionerë,
Prap qortoja veten, që erdha këtu,
Asnjëherë më keq veten s'kisha ndjerë.

Të ishte me ta dhe më fukarai,
Mes milionerëve nuk e kish për nder.
Dikush zërin ngrinte:- Atij maskarai,
Do t'ia nxijë jetën që s‘ma jep atë tender.

Njeri fl iste për hotele e tjetri për pallate,
Kur në halle është zhytur e gjithë kjo botë.
Një jetë në mërgim, mezi bëra dy kate,
Ndjeva keqardhje për ta, më vinte të qaja me lot.