>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Unë Nuk Jam Poet

Ka plot që e quajnë veten poet,
Se lërojnë poezinë si bujku në ara.
Se të mburrësh poezinë vet,
Do të thotë të mos bësh përpara.

Po një gjë them para jush,
Në më deshët vargjet mua.
Kjo do të thotë se jam dikush,
Të gjykoj të tjerët s’dua.

Ka plot që e quajnë vetën poet,
Se lërojnë poezinë si bujku në ara
Se të mburrësh poezinë vet
Do të thotë të mos bësh përpara.