Shefik Arifi
Mbete Lulecelë
Se harroj ditën që u betuam ne të dy,
Bashkë do jemi e s’do ndahemi asnjëherë.
Të mos ketë mes nesh grindje e mëri,
Veç çdo stinë ta kemi pranverë.
Sa i dua lulet, lulet i dua shumë,
Sa i dua lulet që çelin tek syri,
Eja ti si lule të çelesh tek unë.
Të çelësh tani dhe pa ardhur prilli.
Që kur ti me mua je lidhur,
Dhe më s’u ndamë asnjëherë.
Zemra nga brenda portën ta ka mbyllur,
Dhe ti mbete brenda, mbete luleçelë.
Bashkë do jemi e s’do ndahemi asnjëherë.
Të mos ketë mes nesh grindje e mëri,
Veç çdo stinë ta kemi pranverë.
Sa i dua lulet, lulet i dua shumë,
Sa i dua lulet që çelin tek syri,
Eja ti si lule të çelesh tek unë.
Të çelësh tani dhe pa ardhur prilli.
Që kur ti me mua je lidhur,
Dhe më s’u ndamë asnjëherë.
Zemra nga brenda portën ta ka mbyllur,
Dhe ti mbete brenda, mbete luleçelë.
Komente 0