Shefik Arifi
E Dua Jetën
Vërtetë e dua jetën,
Me gjithë huqet e saj.
Nuk e fsheh të vërtetën,
Shpesh më ka bërë dhe të qaj.
Sado e ligë që është kjo botë,
Kudo shikojmë lot e vuajtje.
Jo çdo gjë qenka e kot,
Ketë po e them pa druajtje.
Bukuritë e jetës gjithnjë më ngacmojnë,
Me to dhimbjet i kam shuar.
Pranverën në shpirt ma shtojnë,
Dhe më mbajnë të dashuruar.
Me gjithë huqet e saj.
Nuk e fsheh të vërtetën,
Shpesh më ka bërë dhe të qaj.
Sado e ligë që është kjo botë,
Kudo shikojmë lot e vuajtje.
Jo çdo gjë qenka e kot,
Ketë po e them pa druajtje.
Bukuritë e jetës gjithnjë më ngacmojnë,
Me to dhimbjet i kam shuar.
Pranverën në shpirt ma shtojnë,
Dhe më mbajnë të dashuruar.
Komente 0