Shqiponja Duro
Kopsht Lakuriq
Kopshti i saj i zbehur është lakuriq.
Lulet e trishtimit në kopshtin blu kanë varur kokën…
Mbi tavolinën blu disa kokrra gruri të verdhë.
Në mbrëmje ajo brumos miellin e bardhë për ditët që vijnë të portokallta
E ikin si hije resh gri, të zeza, blu…
Mbi tavolinën blu të rutinës së saj ka hapur fletët një ditar jete,
Me dallgë të zhurmshme, si oqeane të dehura nga pasione
Ajo grua e zbehur, me buzë të tretura nga zbrazëtia,
Si shkëlqim i zbehtë i yjeve, n’sytë e ujëvarave.
Gëzimi i saj është nata kur qetësia i driton nga brenda
Në një nga fletat e bardha, të hapura të ditarit,
Derdh dhimbjen e heshtur të jetës, si bora e bardhë mbi çatinë
E shtëpizës së vetmuar, në një cep të qytetit të (m)anktheve,
Qyteti i njerëzve me sy të ndritshëm e miopë e mace të vetmuara.
Mbi tavolinën blu, intime, një vazo e thyer me lule të vyshkura.
Në agim rrëshket ajo si hije, e veshur me të bardha, në kopshtin lakuriq,
Për të ndaluar atë, “burrin e jetës”, të mos ua presë kokën luleve:
Luleve blu, të verdha, të portokallta…
Luleve të trishtimit në kopshtin lakuriq, që ndizen në qiell,
Si yjet në agim.

Më shumë nga Shqiponja Duro
Komente 0