Shqiponja Duro
Sfinks
unë jam hija e kafkës sime
jam rrahje e zemrës së fëmijës së braktisur
para shtëpisë pa çati, me tym oxhaku gri
jam qiparis i prerë në rrënjë
unë jam drita e hënës në zemrën pritëse
të dashurisë nën hijen e trishtimit
si shikojnë yjet metamorfozën time
një flutur pa krahë e pa kokë
unë jam pritja e kohës së vrarë
jam loti i rënë nga sy jeshilë
jam hija e barit jeshil
që mbiu mbi shpirtin tim
unë jam ç’ka nuk isha dje
jam rebelimi e së tashmes
dilema e së nesërmes
nën çarçaf të bardhë
shkrihem në një bulëz loti
jam Sfinks…
jam rrahje e zemrës së fëmijës së braktisur
para shtëpisë pa çati, me tym oxhaku gri
jam qiparis i prerë në rrënjë
unë jam drita e hënës në zemrën pritëse
të dashurisë nën hijen e trishtimit
si shikojnë yjet metamorfozën time
një flutur pa krahë e pa kokë
unë jam pritja e kohës së vrarë
jam loti i rënë nga sy jeshilë
jam hija e barit jeshil
që mbiu mbi shpirtin tim
unë jam ç’ka nuk isha dje
jam rebelimi e së tashmes
dilema e së nesërmes
nën çarçaf të bardhë
shkrihem në një bulëz loti
jam Sfinks…