Shqiponja Duro
Një Flokëz E Kuqe Bore
Nga shpirti të flas e po gulfas!
Eci në hapat e tu në qytetin e braktisur,
ku gurët bartin lashtësinë e së bukurës.
Në tavolinë u ndez një flakëz e trishtë qiriu.
Malli digjet n’shpirtin e trazuar.
Ulem në kolltukun ku meditoje ti.
Një flutur nate u ndal në dritare.
Mbylla sytë e ëndërroj atë flokëz bore,
që binte butësisht mbi flokët e tu,
si fije të ngrira hekuri, si shina hekurudhe,
ku gishtat e mi drithërueshëm ngrinë,
ku ngeli varur një kujtim.
Ah, sikur një flokëz bore të isha
e të shkrihesha mbi buzët e tua!
Një tren i gjatë përshkoi ballin tënd,
ato shina rrudhash që shtrija me buzë,
ndërsa ti shihje përmes xhamash borën.
Binte borë në kopshtin e bardhë lakuriq
e ne përhumbur shkriheshim
Në një flokëz të kuqe bore.
Eci në hapat e tu në qytetin e braktisur,
ku gurët bartin lashtësinë e së bukurës.
Në tavolinë u ndez një flakëz e trishtë qiriu.
Malli digjet n’shpirtin e trazuar.
Ulem në kolltukun ku meditoje ti.
Një flutur nate u ndal në dritare.
Mbylla sytë e ëndërroj atë flokëz bore,
që binte butësisht mbi flokët e tu,
si fije të ngrira hekuri, si shina hekurudhe,
ku gishtat e mi drithërueshëm ngrinë,
ku ngeli varur një kujtim.
Ah, sikur një flokëz bore të isha
e të shkrihesha mbi buzët e tua!
Një tren i gjatë përshkoi ballin tënd,
ato shina rrudhash që shtrija me buzë,
ndërsa ti shihje përmes xhamash borën.
Binte borë në kopshtin e bardhë lakuriq
e ne përhumbur shkriheshim
Në një flokëz të kuqe bore.
Më shumë nga Shqiponja Duro
Komente 0