>
LETERSISHQIP
Shqiponja Duro

Qytet I Pranguar

Bustet ranë në tokë,
Muret mbinë në kokë.
Në qytetin pa emër,
Dielli nuk shkëlqeu më.
Në errësirë, një njeri i verbër,
Krrusur mbi bastun po kërkonte
Kapelen e rënë.
Trokiste në çdo gur.
Tingulli i gurit i tregonte rrugën e humbur
Për te shtëpia pa çati.
Nga sytë i pikonte gjak,
Nga goja i dilte baltë.
Në atë qytet jetonin njerëz pa kokë.
Që vrisnin fluturat e natës.