>
LETERSISHQIP
Simona Shalcanj

Ti Je

Po në fillim mendoja se të humba ty, edhe pse ti shkove me dikë tjetër unë ndiehesha fajtore sepse mendoja se nuk të kam dashur mjaftueshëm.. Nuk e di kisha dhimbje të çuditshme..
Unë luftova shumë me vetën, provova shumë gjëra për tu shëruar, për të të harruar ty, për ta harruar atë ndjenjë të hidhur kur mendoja se ti tani je e dikujt tjetër..
Kalova shumë dhimbje të vështirë më beso që nuk mund të bëja gjumë..
Gjithçka ishte shumë e vështirë, por ashtu dalëngadalë u mësova, dalëngadalë dhimbjet fillova mos ti ndiej shumë..
Dhe sot them që ti më ke humbur mua, e din pse..
Sepse më kanë treguar që ai të ka lënduar ty, që të ka bërë të qash, nuk e dija a të gëzohem për këtë apo të mërzitem sepse ti dikur ishe ai që nuk doja asnjëherë ta shoh me lot në sy...
Apo funksionoi karma nuk e di, por një gjë e di që ti e ke kuptuar se më ke humbur mua, që ti në momentin kur të ka bërë keq ai nga brenda ke thënë ai që unë e braktisa asnjëherë nuk më bënte keq, asnjëherë nuk më fliste me të keq, asnjëherë të vetme nuk më bëri të qaj mua..
E ke kuptuar që ashtu si të dashurova unë nuk do të mund të dashurojë askush tjetër..
Unë tani jam në paqe me vetën, zemra ime është e shëruar sepse brenda saj nuk je më ti...
Nuk e kam menduar se do e them ndonjëherë këtë por mirë që e tregove vetën se kush je në të vërtetë, mirë që shkove me dikë tjetër duke më lënë ashtu sikur mos të më kishe njohur asnjëherë..
Sepse falë teje sot nuk e ka mundësinë askush të më lëndojë më..
Ti ishe gjëja më e çuditshme që më ka ndodhur në jetë mua.