Simona Shalcanj
Jete Mizore
sa jete mizore! Asnjehere nuk jam menduar kaq shume sa jam menduar keto dite. Asnjehere nuk kam provuar ta kuptoj jeten sic e kam provuar ta kuptoj keto dite... Deri dje isha e lumtur, dhe e jetoja jeten ashtu si me vinte ne kuptimin e mire te saj... Ndersa sot, sot dua vetem te qaj, te qaj derisa edhe keto pak dite te me mbarojne. Te qaj, jo vetem per faktin qe po shkoj, por edhe per ato te mira qe nuk arrita te beja. Ndoshta nuk kisha kohe, ndoshta nuk kisha mundesi, por duke e menduar tani, po te me jepej nje shans i dyte, do e gjeja me patjeter nje copez kohe dhe mundesie qe ti realizoja keto te mira... Po te me jepej nje mundesi e dyte, ndoshta nuk do e ofendoja më shoqen time, shokun tim, maman time, motren time, babin, vellain tim edhe nese kete me perpara e kam bere pa vetedije. Nese do te kisha edhe disa jave jete, ate lypsarin qe e perbuza dje, sot do e ndihmoja me te dyja duar... Pse kjo semundje duhet te ekzistonte ne trupin tim, per tu hakmarre per ato qe kam bere se ndoshta kam bere gabime, apo per te me sprovuar!? O Zot, te lutem me fal edhe disa vite jete, ta jetoj jeten ashtu sic sot e mesova, ta jetoj jeten duke bere ato te mira qe sot i mendova, te behem akoma me shume vetvetja, te bej ato te mira qe nuk i pash kurre... Te lutem o Zot ma ndrysho fatin, me shpeto nga kjo semundje mizore...
Komente 0