Skënder Rusi
Pastaj Është Rrotullimi I Tokës
Dita ime fillon me ty,
Ti e nis diellin drejt botës!
Është rrotullimi im rreth teje,
i pari,
Pastaj është rrotullimi i tokës!
Errësira po ikën në panik,
Dhe rrugët me blirë
ja ku u shfaqën!
Nuk jam aq i marrë
që prej teje të ik,
(Edhe sikur botën e tërë
të më japën!)
Dita ime është kjo çamaroke
si ty,
Më kot mundohet nata,
t’i zerë vendin!
Unë atë me të qeshurën tënde,
e shtyj,
Dhe me imazhin e bukur,
tëndin!
Ti e nis diellin drejt botës!
Është rrotullimi im rreth teje,
i pari,
Pastaj është rrotullimi i tokës!
Errësira po ikën në panik,
Dhe rrugët me blirë
ja ku u shfaqën!
Nuk jam aq i marrë
që prej teje të ik,
(Edhe sikur botën e tërë
të më japën!)
Dita ime është kjo çamaroke
si ty,
Më kot mundohet nata,
t’i zerë vendin!
Unë atë me të qeshurën tënde,
e shtyj,
Dhe me imazhin e bukur,
tëndin!
14 prill, 2011
Komente 0