Sotir Kosta
Të Mbetet I Pa Harruar
Elegji kushtuar dajos tim Veip Qenan Haska,
lindur në Progonat - 24/03/1963
u nda nga jeta në - 3/03/2016
lindur në Progonat - 24/03/1963
u nda nga jeta në - 3/03/2016
Thonë kur bien tërmete
shkulen dhe malet nga rrënja,
zhduken e bien qytete,
po ti do mbetesh në zëmra.
S`kisha parë Progonatin
ta ulte kokën si sot,
rrëketë e malit me borë
e kthyen ujin në lot..
Thëllëzat, zogjtë e sorkadhet
u mblodhën e qanin tok,
nuk vjen më Veip Haska,
Një burrë i zgjedhur në shok...
Progonat i trimërisë,
o Progonati me halle,
djem fisnik si Veip Haska,
rriten rrallë në këto male...
Iku burri gojë ëmbël
fjalë mjaltë e zemër bardhë,
prandaj na piku në zëmër
helm që s`na ka për të dalë.
Veip Haska vdekje e rëndë
nuset hoqnë vellot e bardha,
ndaluan dasmat me këngë
qanin dhe trimat me palla..
Edhe bletët në koshere
në punë nuk vajtën dot,
kishin zi jo ditë pranvere,
i mbushën hojet me lotë.
Shqiponjat në Kurvelesh
ulën krahët e ndaluan,
si gratë kur ulen në shesh,
me ligje labe vajtuan..
U godit sofër e madhe
që rrinte gjithmonë plot,
nuk mbahen lotët e grave,
burrat s`e durojnë dot..
U hap lajmi në Tiranë,
një heshtje si heshtje varri,
Pëllumb Haska preu fjalën,
kur i than se i vdiq vëllai..
Qan Tefta me ngashërim
motër Selua s`mbahet fare,
ajo që rriti jetim,
dhimbja tund kockat në vare..
o Vëllai ynë i dashur,
o zambak përmbi lëndinë,
të të puthë Tefta ballin,
motër Vjollca të të puthë synë..
O zemra me helm nga brënda
motër Tefta si ta durojë ?
s`e shëron as vaji, as kënga,
s`ka doktor që ta mjekojë..
U mbush varri me kurora
arkivoli plot dafina,
të përcollën nga Tirana,
me vaj e psherëtima.
Ta qëndisën emrin shokët
me gjak zëmre, jo me bojë,
gërmat ti bënë të arta,
si dekorata heroi..
O ti vesa që veson barin,
bjerë, e bjerë për çdo natë,
ta bësh më të butë barin
që ti duket si krevat..
O Veip ngrehu nga varri
të të dëgjojmë dhe njëherë,
të na flaç me ligjërime,
si bilbilat në pranverë..
Hapu varr mos e mbaj brënda
të dalë të gëzojë jetën,
e kërkon Shpresa dhe vajza,
se mbetën të dyja vetëm..
Neve kurrë s`do ta harrojnë,
do ta përballojnë gjëmën,
Veipin do ta kujtojmë,
do t`i këndojmë dhe këngën..
Çaje varrin ti moj këngë
fluturo si asnjë herë,
ngrihe Veipin në këmbë,
që ta shohim dhe njëherë..
S`do harrohet Veip Haska,
djal puntor i respektuar,
me respekt do ta kujtojmë,
zemërbardhë e burrë i zgjuar..
Me lotë të vajzë Griseldës,
me ata lotë të përvëluar,
unë shkruajta fjalët e zemrës,
Të mbetet i pa harruar...
shkulen dhe malet nga rrënja,
zhduken e bien qytete,
po ti do mbetesh në zëmra.
S`kisha parë Progonatin
ta ulte kokën si sot,
rrëketë e malit me borë
e kthyen ujin në lot..
Thëllëzat, zogjtë e sorkadhet
u mblodhën e qanin tok,
nuk vjen më Veip Haska,
Një burrë i zgjedhur në shok...
Progonat i trimërisë,
o Progonati me halle,
djem fisnik si Veip Haska,
rriten rrallë në këto male...
Iku burri gojë ëmbël
fjalë mjaltë e zemër bardhë,
prandaj na piku në zëmër
helm që s`na ka për të dalë.
Veip Haska vdekje e rëndë
nuset hoqnë vellot e bardha,
ndaluan dasmat me këngë
qanin dhe trimat me palla..
Edhe bletët në koshere
në punë nuk vajtën dot,
kishin zi jo ditë pranvere,
i mbushën hojet me lotë.
Shqiponjat në Kurvelesh
ulën krahët e ndaluan,
si gratë kur ulen në shesh,
me ligje labe vajtuan..
U godit sofër e madhe
që rrinte gjithmonë plot,
nuk mbahen lotët e grave,
burrat s`e durojnë dot..
U hap lajmi në Tiranë,
një heshtje si heshtje varri,
Pëllumb Haska preu fjalën,
kur i than se i vdiq vëllai..
Qan Tefta me ngashërim
motër Selua s`mbahet fare,
ajo që rriti jetim,
dhimbja tund kockat në vare..
o Vëllai ynë i dashur,
o zambak përmbi lëndinë,
të të puthë Tefta ballin,
motër Vjollca të të puthë synë..
O zemra me helm nga brënda
motër Tefta si ta durojë ?
s`e shëron as vaji, as kënga,
s`ka doktor që ta mjekojë..
U mbush varri me kurora
arkivoli plot dafina,
të përcollën nga Tirana,
me vaj e psherëtima.
Ta qëndisën emrin shokët
me gjak zëmre, jo me bojë,
gërmat ti bënë të arta,
si dekorata heroi..
O ti vesa që veson barin,
bjerë, e bjerë për çdo natë,
ta bësh më të butë barin
që ti duket si krevat..
O Veip ngrehu nga varri
të të dëgjojmë dhe njëherë,
të na flaç me ligjërime,
si bilbilat në pranverë..
Hapu varr mos e mbaj brënda
të dalë të gëzojë jetën,
e kërkon Shpresa dhe vajza,
se mbetën të dyja vetëm..
Neve kurrë s`do ta harrojnë,
do ta përballojnë gjëmën,
Veipin do ta kujtojmë,
do t`i këndojmë dhe këngën..
Çaje varrin ti moj këngë
fluturo si asnjë herë,
ngrihe Veipin në këmbë,
që ta shohim dhe njëherë..
S`do harrohet Veip Haska,
djal puntor i respektuar,
me respekt do ta kujtojmë,
zemërbardhë e burrë i zgjuar..
Me lotë të vajzë Griseldës,
me ata lotë të përvëluar,
unë shkruajta fjalët e zemrës,
Të mbetet i pa harruar...
Më shumë nga Sotir Kosta
- Xhelozia E Një Femre
- Progonat Një Sofër Nderi
- I Kujtojmë E Nxjerrim Mallin
- Libri I Fevziut, Dhe Qesënditë E Mia
- U Bëfsh Mal O Kënga Labe...
- Shkruajta E Nxorra Mallin
- Gjirokastra Ime
- Gjitonia Pranë Shtëpisë..
- Grupi I Të Rinjve Gjirokastritë
- Për Ty Bëhem Dash Kurbani
- O Me Ty O Jam I Vdekur
- Në Mal Të Ma Bëni Varrë
- Kur Të Vdes Të Vish Tek Unë
- U Them Syve Prisni Lotët
- Skllav I Mallit T`parë
- Heronjtë Nuk Vdesin Kurrë
Komente 0