Sotiraq Naci
Qyteti Ynë...
Qyteti sot pa frymëmarje dhe i zymtë,
heshtje pa sens dhe rrugë plot baltë...
Mbrëmje të qullura veshur në të zeza,
fsheh këmbësoret që ecin mbi asfalt...
Trokitjet e kuajve nuk ndihen nëpër rrugë
edhe patkonjtë qënkan trembur nga ky qytet...
Xixëllonjat fluturojnë të çartura tek tuk,
vetëm kukuvajkat flasin në gjuhën e vet...
Paska humbur ky qytet dritën gjallërinë,
qëkur në qiell fluturuan ca njolla të zeza...
Nuk ishin shqiponja e as zogj që cicërijnë
por copëza të vrara të dashurive të vjetra...
Dhe unë kujtoj gjithë mall por i mpirë
ato mbrëmjet e tij plot zhurmë e buzëqeshje...
Dikur gjallëria fluturonte plot dritë,
të merte malli të gjeje një copëz heshtje...
Ç'mu desh që erdha mbas kohësh këtu...
Tash do të iki përjetë nga ky qytet zemërthyer...
Dhe ato ëndrra që i shihja dikur,
padashur mi vodhi dhe mbeta i zhgënjyer...!

Komente 0