Spiro Xhavara
Qestorati
Dy përrenj të mëdhenj, me brigje të thellë,
zbresin me uturimë dhe e vënë në mes.
Qestorati,
kokën e mbështet tek një shpellë,
me gjerdanin e shtëpive të gurta
stolisur në brez.
Aty ku rrugët mbarojnë gjitjen
e shkëmbi gati bie,
Ku mali rrëzohet e pret dëborën shpati,
Të del befas, mes blerimit mbuluar në hije,
Shtëpi e kalldrëmgurti, Qestorati!
Pranvera s'vjen më parë te kumbullat e bajamet,
Prej kohësh tek të rinjtë ka çelur si burbuqe,
Dhe dimri i heshtur rri mbi male,
Kur sheh si digjet dru i lisit vatrave flakëkuqe.
Qestorati...

Komente 0