>
LETERSISHQIP
Spiro Xhavara

Tundimi

Pas asaj që ndodhi, zemra më coptohet,
Pa kërkuar qetësi, as shërim, as shpëtim,
Mos besoni se dashuria-plagë mund të shërohet,
Jo,
vetëm ajo plagë nuk ka shërim!
Ilaçi i saj ka kaluar afatin, skadoi,
Tjetër s'ka, fund i pashpresë,
Anija furtunës dot s'i rezistoi
Nga ajo:
Një shishe kompraçikosësh mbi det do të mbesë.
Horizonti në qafmale u zymt, u shua,
Një gur u hodh dhe përfundoi në funddet,
Ti mos shkruaj asgjë në blloqet e tua
Se tundimi im fletët do të t'i tresë...