>
LETERSISHQIP
Swapna Behera

Kur Akullnaja Thërrmohet

Një akullnajë e vetmuar në botën e saj,
Coptohet, thërrmohet pastaj tretet,
Cërklat e ndritshme si lulet në maj,
Të brengosura kthehen në llavë.

Dëshirat dhe ëndërrimet plot pasion,
Formojnë figura në rrezet e diellit,
Ku coptim i ëmbël shpirtin lumturon,
Përmes zemrës e hapsirës së qiellit.

Pastaj kthehet në kopshte të trëndafilit
Na josh të shikojmë flakën e putpurtë,
Para se këndezi të nis këngën e agimit
Dhe gjaku na bulëzon në çdo qelizë,
Për të rinisur jetën më të sigurt.

Akullnaja e vetmuar tretet, coptohet,
Për të formuar rruaza komunikimi,
Në miliona gjuhë të botës jetësore,
Në miliarda emocionesh njerzimi,
Kur akullnaja thërrmohet.
Shqipëroi: DELO ISUFI