>
LETERSISHQIP
Swapna Behera

Një Natë Në Kampin E Refugjatëve

Në kampin e refugjatëve në Afganistan,
Në ditët përvëluese ku "Ujë nuk ka",
Radhët dëshpëruese të orëve rrokopujë,
Për çdo çadër ka vetëm një kovë ujë.

Nën vështrimin e rreptë të gardianit,
Për një gllënkë ujë ata përvëlohen,
Kush sillet mirë, gardiani e ka të drejtë,
Një kovë ujë shtesë në një natë e jep.

Nata është e gjatë, një tmerr i vërtetë,
Agimi i të nesërmes do një shekull të vij,
Shahnaz, vajzë e moshës katërmbëdhjetë,
Gjithë natën rri zgjuar, etja për ujë e djeg,
Në çadrën e saj, gjashtë veta një kovë ujë,
Për pesë ditë në një çadër duhet më shumë.

Me mëndje e saj Shahnaz bëri një pakt,
Më mire të bëhet Begum e gardianit plak,
Në vend që për ujë të digjet e përvëlohet,
Ajo mund të pij, të lahet e të pastohet.

Kështu ditët e muajit do të jen pa stres,
Ndonse gardiani është gjashtëdhjetë vjeç,
Do t’i jap ujë më shumë se sa duhet.

Vogëlushja Shahnaz e gjeti shtegun,
Drejtë gardianit lehtë e ngadale u afrua,
I tha: "Xhaxhi, a do martohesh me mua".
Shqipëroi: DELO ISUFI