>
LETERSISHQIP

Unë Kam Nevojë Për Fjalët

Unë kam nevojë për fjalët
Fjalë të shpalos dinjitetin tim
Dashurinë time, ekzistencën time.

Fjalë për të uruar
Fjalë për të zgjeruar hapsirën
Fjalë për tu trishtuar
Tè jem e ngushëlluar

Fjalë për të uruar lumturi
Për tu çliruar e harruar
Fjalë për tu shëruar
Për tu lutur e lavdëruar
Fjalë për tu lehtësuar
Për të krijuar.

Fjalë për të besuar e lutur Zotit
Fjalë për të dhënë krenari
Fjalë për të biseduar me natyrën
Fjalë për të jetuar jetën
Unë kam nevojë për fjalët
Unë kam nevojë për fjalët.
Shqipëroi: DELO ISUFI