Swapna Behera
Kur Proza Jote Takoi Poezinë Time
Kur proza jote takoi poezinë time
Në rrugët e kumbullës atë ditë,
Emrat e natyrës himnin kënduan,
Bashkë me përemrat vallëzuan.
Kur agimi yt u takua me muzgun tim
Dyer e dritaret u bën copë e thërrimë.
Ligjërata jote dhe rima ime,
Barin mbushën me shkëlqime.
Ora e ndali tik-tak- un e saj,
Yjet në qiell u ndezen zjarr.
Lotët e ngazëllimit u përzien,
Duart tona u shtërnguan
Simfonia e dashurisë
Mijëra llampa ndriçuan
Bashkë në qiellin e lumturisë.
Ju e shpalosët qilimin,
Me fjalët e përjtësisë,
Pluhuri i prozës suaj
Shpërndau aromën e lumturisë.
Orët të gjitha ndaluan,
Frazat hidhnin valle,
Vargjet gurgulluan,
Ndërtuan ne qiell kulla
Nga lule pambarim..
Një mëngjes i ri lindi
Një qytezë e re lulëzoi,
Horizonti gumëzhoi.
Kur proza jote
Takoi poemën time
Në rrugët e kumbullës atë ditë,
Emrat e natyrës himnin kënduan,
Bashkë me përemrat vallëzuan.
Kur agimi yt u takua me muzgun tim
Dyer e dritaret u bën copë e thërrimë.
Ligjërata jote dhe rima ime,
Barin mbushën me shkëlqime.
Ora e ndali tik-tak- un e saj,
Yjet në qiell u ndezen zjarr.
Lotët e ngazëllimit u përzien,
Duart tona u shtërnguan
Simfonia e dashurisë
Mijëra llampa ndriçuan
Bashkë në qiellin e lumturisë.
Ju e shpalosët qilimin,
Me fjalët e përjtësisë,
Pluhuri i prozës suaj
Shpërndau aromën e lumturisë.
Orët të gjitha ndaluan,
Frazat hidhnin valle,
Vargjet gurgulluan,
Ndërtuan ne qiell kulla
Nga lule pambarim..
Një mëngjes i ri lindi
Një qytezë e re lulëzoi,
Horizonti gumëzhoi.
Kur proza jote
Takoi poemën time
Shqipëroi: DELO ISUFI