Tahir Kolgjini
Kur Shkojshem Me Shqerra
Nxjerre nga "Shejzat" 1-3, 1969 f.116-117)
Atje, ku u rrita sa nji kapërçuk
dhe sodita jetën ashtu si m'u duk,
me kujdes të nanës, të lokes për zemër,
dashuní e gjallë në kokë e në themër,
si vesha këmish' e xhamadan me arë
mbatha brendavekët për herën e parë,
edhe ngjesha brezin me thekë të shpeshtë;
ngjita dhe openga me çorapë të leshtë,
opengat e reja, ...nortat dy e dy,
ave vuna plisen si mbi njanin sy,
për t'u hijeshue si nji kollomboq,
qi t'ishem i pastër për mik e për shoq;
atje pata shkue me shqerra të njomë,
në Male t'Sorkadhit në rogë e në promë.
... me shqerrat e njomë, qi i kishin damë
nga nanat e veta, thueja, tue qamë,
mallshëm e trishtueshëm me shkelm e me namë,
simbas gjuhës tyne; sikur kishin gjamë,
mbassi s'iu pëlqente në vetmi me mbetun,
t'vorfën e t'harruem në shkretí me tretun.
... me shqerra të njomë, si kokla në veshke;
me shqerra të bukur, si fllâza në rreshke;
ndonji, kaleshëzezë e ndonji kaleshëkuqe;
me tufat në qafë si lulet burbuqe...
Ndonji, ...sork, a sorkë, a kaleshzí në ftyrë;
ruda për kah leshi, si bora për ngjyrë.
Gjithë, me veshë të premë, zakonisht, si janë;
veshin e djathtë rrumbull, të majtin gërshanë;
ditën e Shëngjergjit aty në pranverë;
si nji shenjë dallimi prej shqerrave tjerë.
Diku tue i ndjellun, diku tue iu grahun;
herë i baravitshem, here iu mbajshem krahun.
Nji ogiç pa brina, nji ogiç stelak,
përpara iu printe, porsi babaplak;
un' i bijshem fyllit si zana n'Pekllimë,
tue ia dredhun zanin si mali n'ushtimë;
ata, tue blegrue ambël si kitare;
disa me tomina, disa me cingare;
na grafullonte zemra me hove gazmore;
kcejshim e lodrojshim si n'valle dasmore;
me shqerrat e mi, me shqerrat si suta,
m’u bafshin dhet’mijë n’ato bjeshkë të buta!
Atje m’asht Atdheu, atje asht Shqipnija.
Atja janë gatue kujtimet e mija...
LOK LIMTHI (pseudonim i T. Kolgjinit

SHPALIME:
-Shqerra-t: em. shumuer = Tufa e përbame prej kingjave të njomë dhe kingjeve të njoma. Njejësi, nuk i përdoret. Shqerrí dhe Shqerrim = Pjesa e shqerrave në lidhje me bagtít tjera.
-Lok-u: mbm., shm.: lokë = I dashtun, zemër, loc. Femnorja: loke-kja, shm.: loke-t = E dashtun, zemër, loce, loçkë.
Plise-sja: ef, shm.: Plise-t = Kësula e leshtë shqiptare. Plis-i, ka kuptim të gjanë. Edhe copës qi ia vemë kaut në qafë për të mos e vramë zgjedha i thomi plis. Prandej populli, e ka dallue atê të kokës së njeriut: plise!
-Rogë-ga: ef., shm.: Roga = Vend i thatë e pa kullosë në pyllë. (Dialekt: Rogjë-gja). Fig.: Pulla, damga. - «I ishte bamë kryet roga roga =... damga damga.», kur i bijnë flokët pjesë pjesë.
-Promë-ma: ef., shm.: Proma = Vend me kullosë i rrethuem me lisa (të gjallë) në pyllë. Fig.: Promë-promë = Damga-damga. Promkë-ka = Promë e vogël. Pig.: Promka-promka = Damga-damga, pulla-pulla.
-Kokël-a: ef., shm.: Kokëla = Turk. Böbrek, it. Rene. - «Ia shembi kokëlat... », «këcen si kokël kandari...» (shp. popullore). Në Lumë, veshke i thonë vjamit, qi veshë kokëlën. Tani, veshkën po e përdorin për kokël. «Si kokëla në veshke... » = Komod, gjendje e mirë.
-Kalesh-i: mbm. shm.: Kalesha = Kingji, rrunzaku, dashi, qi ka pikë, ose pika të kuqe ose të zeza në ftyrë. Kur i ka të kuqe: Kaleshkuq, Kur i ka të zeza: Kaleshzi. Shm.: Kaleshkuqa, Kaleshzez.
-Kaleshë-sha: mbf., shm.: Kalesha = Kingje, rrunzë, ose dele me pikë, ose pika në ftyrë. Simbas ngjyrës: Kaleshëkuqe dhe Kaleshëzezë. Shm.: Kaleshëkuqe dhe Kaleshëzeza. Fig. për njerz : Kalesh, Kaleshan, Kaleshë, Kaleshane. Dikuer, si emën : Kalesh Lusna.
-Sork-u: mbi., shm.: Sorka = Kingji, rrunzaku, ose dashi, qi ka të zi krejt ose nji pjesë të rrethit të syve (të qepallave). Në dialekt: Sajë, sojë, söö = Sy. Femnorja: Sorkë-ka, shm.: Sorka.
-Rud-i: mbi., shm.: Ruda = Kingj, rrunzak, dash me lesh të butë e të shpeshtë. Rudë-a mbf., shm.: Ruda = Idem. Janë dhent ma të mira në Shqipni.
-Pekllimë-ma = Nji bjeshkë afër Gjalliçes në Lumë.
-Tomina = Paret, qi venë në qafë femnat malsore, katrrîth. «Jaranina, jaranina, qafën me tomina...» (Kange e b. popullore).
-Baravitun: fv. = Me i përziem bagtít, kur janë truç në vapë, për të mos marrun smundje. Me u baravitun (njerzt) fint. = Me folun si me za të naltë. Baravi-ja = Zhurmë e vogël. Fig.: Degamë e vogël, jo me shumë randësi.
-Cingare-rja: ef., shm, : Cingare = Kumbonë e vogël, qi ban cing cing. I thomi dhe Linge, pse ban ling ling. Zile, asht pers. turkisht.
-Me grafullue f.int = Me u rritun tâmbli, tue u shtue përpjetë kur merr valë. Fig.: Na grafllonte = Na u rritte (zemra). Grafull ndf. = Jo rrastë.