Tahir Kolgjini
Po Vajtomë Kosovën
Moj Kosova e madhnueme,
Përse rrin zimt' e idhnueme?
A s'ka lemë për Ty agimi?
A gjithëmonë je e robnueme?
A gjithëmonë n'errsinë ke ramë
Qi po t'vijnë t'zezat pa damë,
Qi pa pritë e pa kujtue,
Shum mjerime je tue pamë.
Shum mjerime t'kanë sajue,
Fatkeqsi për me t'vijue,
Qi si ti nji vend të bukur,
Perendija s'pat krijue.
Perendija t'pat dhanë hije,
T'pat dallue prej Rumelije,
Si me tokë e si me bimë,
E me njerz e me shka kije.
Me shka ke si burrë e grue,
Serbomadhi qoftë mallkue,
Ju thaftë ora për gjithëmonë,
Mos i rrjedhtë ujë në krye.
Ujë në krue mos i rrjedhtë,
Edhe qafa iu përdredhtë,
Lak iu baftë ajo si kistër,
Turr e vrap, aj, kurr mos hjedhtë.
Turr e vrapi iu ndaloftë,
Dhimbëta kurr mos i kaloftë,
Dejt në trup iu penarofshin,
E me dhé, aj, u mbuloftë.
U mbuloftë me dhé në tokë,
Picingul me kambë e kokë,
Kuej për te keq mos i ardhtë,
Qofshin miq, o qofshin shokë...
-Ç'janë këto namë mor' tunjatëjeta?
Si me qenë do gra të shkreta?
Fjalë e vjetër na ka mbetun,
Brez mbas brezi mos m'e tretun:
"A liri? Ajo nuk falet."
"Porse trimit s'mund t'i ndalet!...
Përse rrin zimt' e idhnueme?
A s'ka lemë për Ty agimi?
A gjithëmonë je e robnueme?
A gjithëmonë n'errsinë ke ramë
Qi po t'vijnë t'zezat pa damë,
Qi pa pritë e pa kujtue,
Shum mjerime je tue pamë.
Shum mjerime t'kanë sajue,
Fatkeqsi për me t'vijue,
Qi si ti nji vend të bukur,
Perendija s'pat krijue.
Perendija t'pat dhanë hije,
T'pat dallue prej Rumelije,
Si me tokë e si me bimë,
E me njerz e me shka kije.
Me shka ke si burrë e grue,
Serbomadhi qoftë mallkue,
Ju thaftë ora për gjithëmonë,
Mos i rrjedhtë ujë në krye.
Ujë në krue mos i rrjedhtë,
Edhe qafa iu përdredhtë,
Lak iu baftë ajo si kistër,
Turr e vrap, aj, kurr mos hjedhtë.
Turr e vrapi iu ndaloftë,
Dhimbëta kurr mos i kaloftë,
Dejt në trup iu penarofshin,
E me dhé, aj, u mbuloftë.
U mbuloftë me dhé në tokë,
Picingul me kambë e kokë,
Kuej për te keq mos i ardhtë,
Qofshin miq, o qofshin shokë...
-Ç'janë këto namë mor' tunjatëjeta?
Si me qenë do gra të shkreta?
Fjalë e vjetër na ka mbetun,
Brez mbas brezi mos m'e tretun:
"A liri? Ajo nuk falet."
"Porse trimit s'mund t'i ndalet!...
"Koha e Jonë", tetor-nandor-dhjetor, Paris 1984, f.30.