>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Ajo, Zonjë E Penës

Unë,
vërtet, me shumë pasion,
zell hyjnor,
u reka punës,
shkrova,
për dashurin rinore,
thellësitë e kënaqësisë,
dëshprimim dhe dhimbjen,
ekstazën,
epshin kurrë të përfunduar,
atdhedashurinë...

Dhe...
prita me shumë durim,
kohën gjykatës,
të vjen,
mbase,
të më kurorëzoj.

Ndodhi,
Natë atë ankthi,
kokën, futur kam ndër duar,
doja të di,
vlerën,
verdiktin e Poetes,
vlerësimin e Gjigantes !

I elektrizuar,
në MENDIME,
larg shtëpisë udhëtova,
doemos takuar duhet,
ëmblemën,
thojnë është Zonjë e Shkronjës.
Ishin ATA,
ulur në bar-kafe,
përball Lidhjes së Skrimtarëve,
afër, Shtëpia Botuese,
duartrokitnin...

Mirëseerdhe Nderuari Poet,
Ikonë, i tej mendimeve...

Shikjova,
më mbërthyen fjalët e saj...
Pëshpëriti,
shoh poet,
i vyer në këtë fushë je,
epshi i botimit të vargjeve,
drejtuar të ka shtigjeve,
në kështjellën e duhur,
kritik jam unë,
ti, do ngritesh lartë,

Parathënia e Profesoreshës,
së entuziazmuar,
pa u hamendur...
bukuria, atdheu mishëruar janë në ty,
ngritur duhet vleftën,
fjalët do jenë të pikturuar enkas,
prore stolisur me fjalët vleftë.

Magjistarja e skalitur,
fyrmë solli në kasollën tim,
zbukuroi Kështjellën,
vegimin shëndroi në dritë.

Promovim Gradimi,
Vend atë, u derdhën gotat,
miradije fjalë u ndëgjuan.
kritika e Zonjës shpaloste vlerësimin,
vargjet lexohen nga recituesit,
lira antike me shtatë tela,
të pafund ekstazën shijonim,
buzëqeshur,
pasioni i vargjeve ngadhnjeu,

Tek shkallët e imagjinatës,
qëndronte buzëqeshur,
letërsia...
Ja, na erdhi Poeti Ikonë,
Ditë këtë u stolisa me Libër dhe Miq.