>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Shpresoj

E sjellur errësira në jetën tim,
vendos pa imagjinatë,
e hutuar nga dija është,
edukuar, me armë mashtrues,
nga hapësira, idea e zbrazët,
tenton të më mposht,
krenarinë, lindur unin tim,
mundohet të sundon!!!

Ngritur mbi vlerat altruiste,
gjetur në shoqërin e fisnikëve,
sot, shpresoj shumë,
bukurinë e ditës duhet rrëmbyer,
me gjeste të thjeshta bujare,
sinqeritet ky, oqean i mirësisë,
duhet dhuruar miqëve të mi.

Janë të ndershëm, rrezatojnë burrëri,
zonjat kreshnike, madhështi hyjnor,
pranë jetës në heshtje frymëzojnë,
kënaqësitë më të mrekullueshmë na ofrojnë.

Krijesa këto, që jetën më zbukurojnë,
në këtë botë të bukur, ofrojnë qetësi,
lulëzimi buron nga ndjenja e pastër,
janë, engjëjt tokësor shkronjëtorët.

Dua karvanit të shkrimtarëve të bashkohem,
endem vendeve me kufi të trilluar,
në jetë këtë të shkurtër parajsën gjej,
e di, vend ky është i njerëzve të vargjeve...

Sivilla, prore rrëfyer është kohës,
artit forcën asgjë nuk mund të ndal,
as arkitektët e luftës, as mizorët e sarajeve,
në atë pasuri qiellor,
vargjet janë të juaja,
bardhësia e shpirtit të kozmosit,
kënaqur jeni, juve do diellëzoni të ardhmen...