>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Venit

Endja muzgjeve
agimeve të ftohtë
kërkoja qetësinë e shpirtit
mirësinë e njeriut krijesë

mbuluar nga e bardha dëborë
gjethet e para të mbarësisë
heshtur hedhur kanë shtatin e hollë

hija e ftohtit u dorëzua
dëshirës së etur për butësi
pikë uji nga krahërori
lumturinë e ditës përqafoi

ngrohtësia e dëshirës lulëzoi
shkrirë në burimin e jetës
pushimi i dimrit u venit
mbuluar me harresë u largua në pambarim.