>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Iliri

Vetura e shtrenjtë saraji plot dritë
Anekënd mëmëdheut shëndrit
Garojnë hajdutët vëzhgojnë grabitësit
Mburren burrecat krenohen urdhërdhënësit

Iliri i vogël i strukur në kënd
Kërkon ndihmë dhe vetëm një këmb
Nuk ndien kujdesin dhe dashurinë
Shqipja e vogël pastron orendinë.

Sorolliten veturat kryeneqësia mbulon sarajet
Lëkunden malet dridhen varret
Iliri i vogël ende habitet
Pse ndihma ende zvaritet.

Shqipja e vogël tashmë është doktoreshë
Bien vendime shpeshë
Ledhaton dhe trajton si burneshë
Alban e saj si hyjneshë.
vargje poetike
-1999+
BKK pjeter bogdani