>
LETERSISHQIP

Lamtumirë

Kush është? Ç'kërkon në këtë orë?
Dëgjo, në brendësinë time pasuria mbretëron
pse kërkon të rrëfehem?
Llogaridhënies e arsyetimit koha ka kaluar!
*
Pohon se je ndërgjegja e mëkatarit
qetësia, heshtja, burimi që finiskëron
pandeh se kërkon të më udhëzon
por unë nuk dorëzohem vetëdijësimit.
*
Frikësohesh se do shemben idealet, ëndrrat dështojnë
abetaret hidhen në flakën e zjarrtë
do zbrazet Dardania, do largohen Rinorët
jam gati në rast nevoje ardhmërisë të them lamtumirë.
*
Tani dil jashtë trokit në derën e fqiut
mbase tek ai do gjen kuptimin e djersës
tek gjysmë burri do zbulon kuptimin e jetës
ai, në këtë mjedis vetëm ai duar pastër tenton të çanë stuhitë.
*
Jam nisur rrugës time
nuk dua të kujtoj varfërinë, sofrën gjysmë të zbrazët
kurrë më prapa nuk do kthehem
mos kërko nga unë të bëhem shërbëtor i ndërgjegjësimit.