Valbona Jakova
Flokë Tingujsh
Fsheh gishtat Krijimi
mbi telat e harpës.
Të heshtura nga lart,
flokët e kohës bien mbi kryet e vashës.
Prej zemrave të notave
shkëputen flutura këngëtare.
Aureola muzikore
tërheqin ndriçimin e gëzimit
rreth krahëve të tyre valltare.
Me krahë të mbyllura
palosin ardhjen e fluturimit
dhe humbasin në melodinë e harpës…
Në përkuljen e saj të fundit,
gishtat e Krijimit
ndalen
mbi flokët
e vashës.
mbi telat e harpës.
Të heshtura nga lart,
flokët e kohës bien mbi kryet e vashës.
Prej zemrave të notave
shkëputen flutura këngëtare.
Aureola muzikore
tërheqin ndriçimin e gëzimit
rreth krahëve të tyre valltare.
Me krahë të mbyllura
palosin ardhjen e fluturimit
dhe humbasin në melodinë e harpës…
Në përkuljen e saj të fundit,
gishtat e Krijimit
ndalen
mbi flokët
e vashës.
Më shumë nga Valbona Jakova
Komente 0