>
LETERSISHQIP
Valbona Jakova

Pejsazh Vjeshte

Ngjyrat e kuqërremta të vjeshtës
sa më ngjajnë me diellin në perëndim,
shtrihen në hapsirë me mërmërimën e heshtjes,
kthehen në gri, thinjen në mendim.

E hirta fryn e pluhros kudo pemët
lakuriqe rrëqethen kur tunden plot mundim.
Shkundin poshtë veshjen gjethe në dëshprim
hyjnë njëherësh e luajnë në kohë vallen e erës.

Përplasin shuplakat me ritmin e stinës
kërcasin degët nën refrenin trik-tik
nderin krahët si në lutje drejt tokës
i zbrazin asaj, ujrat e rëna në rrjedh pik-pik.